Cili është hapi i radhës i Presidentit Meta?

Cili është hapi i radhës i Presidentit Meta?

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi dekretin e Presidentit për shfuqizimin e 30 qershorit, kreu i Shtetit Ilir Meta ka njoftuar një konferencë për mediat mëngjesin e së martës.

I ftuar në RTV Ora analisti dhe drejtuesi i emisionit "Arena", Dritan Hila, thotë se palët do të vijojnë rrugën e përplasjes politike.

Hila: Do të vazhdojnë rrugën politike. Këtë e di Ilir Meta, janë të gjitha rrugët e përplasjes politike. Institucioni ka dalë nga shinat. Jemi në një rrugë jo institucionale, në rrugë politike. Veprimi tjetër do të jetë politik.

Ndërsa deputeti, Ervin Bushati, thotë se PS është në anën e ligjit.

Bushati: Ne jemi në anën e ligjit. Presidenti ka nxjerrë një urdhër, nuk është as dekret, që është jashtë Kushtetutës. Ne kemi ndjekur çdo masë ligjore, me rëndësi është të mos dalim jashtë institucioneve. Kam 12 dekrete të Presidentit, ka kthyer dhe ligjin për buxhetin.

Hila: Nuk e konsideroj Presidentin  e Republikës një noter.

Bushati: Presidenti është në tejkalim të plotë të kompetencave. Kemi një koalicion negativ. Kjo është republikë parlamentare. Presidenti e ka anuluar, kështu mund të vazhdojmë 10 vjet pa zgjedhje.

Hila: Nuk kanë mekanizmat ligjorë për ta shkarkuar, është një presion politik. Më e fortë në këtë moment në fushën e politikës është mazhoranca. Mund ta shkarkojnë por nuk kemi Gjykatë Kushtetuese.



EMISIONET