Cilën politikë përkrahu akti francez me votën kundër Shqipërisë?

Cilën politikë përkrahu akti francez me votën kundër

Cilën politikë përkrahu akti francez me votën kundër Shqipërisë për çeljen e negociatave të saj me Bashkimin Evropian?
 Gjithçka, me votë kundër Shqipërisë, Franca e bëri që shqiptarët të  mbeten të vetëm dhe të orientohen nga Lindja. Kurse politika amerikane e  do Shqipërinë në BE.

 l.
Asnjëherë serbët nuk janë njohur për brilancë mendjesh politike.
 Presidenti francez, si përherë edhe kësaj radhe, besoi në përrallat  serbe dhe ia dha mundësinë Serbisë dhe Rusisë për të qenë kundër  Amerikës në Ballkanin Perëndimor. Kurse Uashingtoni u ndie i fyer: ai po  kërkon me ngulm që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të jenë anëtare të  Bashkimit Evropian. 

 Ky  duhet të ketë qenë shkaku kryesor, sepse, për afrimin e jashtëzakonshëm  që po ka politika amerikane me Shqipërinë, Franca, Spanja dhe Holanda  ndihen shumë keq. Një botë shqiptare në Ballkanin Perëndimor, 97 përqind  proamerikane, i shqetëson këto  vende për të ardhmen e afërt: asnjë  francez nacionalist i vjetër nuk e pranon dot fuqinë amerikane në  shkencë, në ligj dhe në ide. Kurse, në aleancë me Shqipërinë, të tre  këta vende, e shohin Amerikën në Mesdhe. 

 Por, a mund ta mundin  dot këta politikën amerikane në lidhje me Shqipërinë dhe botën shqiptare  në Ballkanin Perëndimor? Asnjëherë!
Tetë milionë shqiptarë në  Ballkanin Perëndimor, janë me politikën amerikane.Të dy shtetet  shqiptarë janë me baza ushtarake amerikane. Atëherë, pse shpreson për të  kundërtën politika ruse, politika serbe, dhe, tani së fundmi, edhe kjo  francezja? 

 Të gjithë këta kuptohet se e kanë shpresën te  korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar që, në njëqind  vjet, ka shitur  interesin kombëtar. Por sot, korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar  është i izoluar, dhe shumë i trembur nga kërcënimi amerikan. Gjithashtu,  çifti patriotik Kurti-Osmani, që do të qeverisë tani në Kosovën, ka  sjellë shqetësim maksimal te të shiturit e Tiranës. 

 ll.
E  patë si u gëzua opozita jashtëparlamentare për moshapjen e negociatave  për Shqipërinë? Janë fëminorë në politikë: me Beogradin do ta mundin  këta politikën amerikane në Shqipëri?!
Në fakt, janë të falimentuar  dhe po shkojnë drejt shpronësimit për pasuritë e paligjshme që kanë  vënë duke qenë në pushtet, por janë ndërkohë edhe drejt akuzës penale,  prandaj shpresojnë. Realisht, janë të trembur.

 I tremburi nuk  sheh dot larg këmbëve të tija. Kjo është arsyeja  fëminore e gëzimit  opozitar. Jeta është e shkurtër për të gjithë, por, për të tremburin,  ankthi është absolut.
Të gjithë këta të gëzuar me aktin francez kundër Shqipërisë, janë të pushtuar nga ankthi i likuidimit për korrupsion.

 Në fakt, për amerikanët që e kanë vëzhguar frikën e opozitës  jashtëparlamentare, kjo nuk është një gjë e re, se i njohin me fakte,  por këtë herë u habit edhe intelektualizmi shqiptar me ta.

  Gjithsesi, kjo është gjendja. Të tremburit duan të shesin interesin  kombëtar. Por tani, në një kohë proshqiptare, këtë gjë e kanë krejt të  pamundur.

EMISIONET