A ishte i parapërgatitur aksidenti me eskortën e Edi Ramës?

A ishte i parapërgatitur aksidenti me eskortën e Edi Ramës?

A ka konspiracion në ngjarjen e ndodhur në aksidentin e ndodhur pak ditë më parë në hyrje të Korçës? Gazetari Ferdinant Dervishi mendon se jo, ndërsa Kastriot Myftaraj thotë se vetë kryeministri e paraqet si atentat në tentativë që njerëzit të merren me të. 

Edhe gazetarja Anduena Llabani thotë se nuk ka asnjë të dhënë për ndonjë aksident të parapërgatitur.

Pjesë biseda: 

Dervishi: Në përgjithësi kur shikohet një ngjarje do të bëjë paralelizëm me vdekjen  e Kosta Trebistës.

Klosi: Ishte vrasje. Për mua po!

Dervishi: Nuk është lajm ky. Lajm është të thuash të vërtetën. Aty e kishte vdekjen dhe të them disa argumente. Ka një lidhje rasti i Kosta Trebistës. Nuk ka një detaj të madh që të tregojë se ishte vrasje. Ata që kanë qenë aty e kanë gjetur të gjallë. Edhe në rastin e kryeministrit nuk ka të dhëna.

Myftaraj: T'i thonë botës se ishte atentat.

Dervishi: E kanë me shumë qejf të thonë se ishte aksident.

Myftaraj: Në rastin konkret e nxorën makinën nga rruga duke qëlluar me tabelë në xham. Edi Rama ka dashur që të merren me këtë ngjarje deri në vit të ri. Unë them që mungesa e profesionalizmit bëjnë që të shfaqin skena të tilla në rrugë.

Llabani: Nga informacionet e marra nuk rezulton të ketë diçka e stisur ndaj kryeministrit. Nuk ka asnjë shenjë që ka të bëjë me një ngjarje. Është një aksident i thjesht, pa tendenca konspiracioniste.

Çollaku: Këtë e shoh si një përpjekje mediatike për viktimizim. Nuk ka as të dhëna konkrete dhe as ndonjë qasje të elementëve që mund të jenë gjendur aty që kryeministrit t'i bëjnë ndonjë aksident dhe ta rrezikojnë aty.

EMISIONET