Ciko: Biznesi ka konfuzion për paketat e qeverisë, banka nuk e miraton menjëherë kredinë për pagat

Ciko: Biznesi ka konfuzion për paketat e qeverisë, banka nuk e miraton

I ftuar në “Ekopolitikë” nga Besart Kadia në RTV Ora, ekonomisti Ilir ciko tha se shumë biznese kanë paqartësi në lidhje me paketat e qeverisë.

Ai shtoi se bankat nuk e miratojnë menjëherë kredinë për pagat, kur një biznes mund të ketë një problematikë tjetër që nuk lidhet me situatën që po kalon.

Ilir Ciko: Mes bizneseve ka shumë konfuzion për paketat e qeverisë. Ndërhyrjet e vendeve të tjera kanë qenë fillimisht për sektori ne shëndetësisë, dhe ndërhyrjet e tjera për mbështetjen e sektorin e biznesit për të stimuluar aktivitetin e prodhues ekonomik të vendit dhe paketa sociale për të ndihmuar ata persona që do të prekeshin në mënyrë të drejtpërdrejt nga bllokimi i ekonomisë. 

Në paketën e parë të qeverisë i është ngarkuar bizneseve pjesa më e madhe e barrës për personat që do të kumbisnin punën si pasojë e kësaj krize ekonomike. Dhe mundësia për të marrë kredi shihej një mundësi për të zbutur efektin e papunësisë. Ajo që ndodh në fakt është se banka nuk e miraton menjëherë kredinë për pagat, kur një biznes mund të ketë një problematikë tjetër që nuk lidhet me situatën që po kalon. Mund t’i jetë i mbingarkuar me bankat e tjera, mund të ketë dalë me humbje.  



EMISIONET