Futbollisti i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka pasur momente jo të mira në fazën e parë të kampionatit turk dhe po kërkon të kthehet te ish-skuadra e tij, Akhisar.

Lajmi po qarkullon në mediat turke dhe konkretisht te "Fanatics", sipas të cilës Cikalleshi do të kthehet te Akhisar, ku ai ka pasur një sezon fantastik dy vite më parë. Në vitin 2016-2017 shqiptari luajti si i huazuar nga Basaksehir, ku në 14 ndeshje shënoi 7 gola. Sulmuesi kuqezi është pjesë e Goztepe në Superligën turke, në formulën e huazimit nga Osmanlispor.

Mediat turke raportojnë se bomberi do të largohet nga klubi aktual dhe do i bashkohet skuadrës Akhisar. Në fakt një lëvizje e tillë do të shërbente për mirë te karriera e Cikalleshit, i cili kohët e fundit nuk ka pasur shumë hapësira, duke humbur edhe fanellën e kombëtares kuqezi.

/Ora News.tv/