Cigare në orarin e punës? Gjobë deri në heqje të licencës për shoferët e transportit publik

Cigare në orarin e punës? Gjobë deri në heqje të

Në Greqi drejtuesit e taksive, autobusëve dhe formave të tjera të transportit publik, të cilët pinë duhan ndërsa janë në punë, do të gjobiten me 1.500 euro, ndërsa do t'i  revokohet licenca për një muaj.

Këto masa vijnë  sipas rregullave të reja të trafikut dhe një qarkore të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë të hënën.

Në të njëjtën kohë, nëse në automjet ka një fëmijë nën moshën 12 vjeç, masa e gjobës do të rritet në 3,000 euro.

Për më tepër, drejtuesit e automjeteve private që pinë duhan ndërsa një i ri nën moshën 12 vjeç është gjithashtu në automjet do të gjobiten me 1.500 euro dhe do t’iu hiqet licenca.

EMISIONET