Çifti martohet në spital pasi nusja u diagnsotikua me kancer në stadin e katërt

Një grua e diagnostikuar me kancer pati mundësinë që të martohej me dashurinë e gjimnazit dhe babain e dy fëmijëve të saj.

I gjithë stafi i spitalit u angazhua që ta ndihmonte për të organizuar festën. Toni Campbell, 25 vjece, u shtrua në spital për problemet me zemrën dhe kancerin në stadin e katërt.

Për herë të parë, ajo vuri re një gjëndër në qafë kur ishte shtatzënë me vajzën. Campbell u diagnostikua me limfomën Hodgkin dhe disfunksion zemre, prandaj u shtrua në spitalin The Alfred në Melburn.

Sipas blogut të spitalit, bashkëshorti Walsh i propozoi pas diagnozës. Ai mblodhi stafin me një email duke kërkuar vullnetarë për të ndihmuar në planifikimin e martesës së Campbellit dhe Jesse Walsh ku përgjigja ishte padyshim "PO".


EMISIONET