Pas raportimeve se ka një ofertë për Andres Iniesta nga Chongqing Dangdai Lifan, presidenti i klubit kinez, Jiang Lizhang, ka lëshuar një deklaratë që hedh dritë rreth kësaj lëvizje.

Gazeta spanjolle "El Mundo Deportivo" ka detajuar se Iniesta do të përfitonte një pagë prej 81 milionë eurosh tek skuadra kineze, megjithatë, Chongqing vendosi të zhduk thashethemet, duke theksuar tre faktorë.

Pika e parë ka të bëj me politikën e klubit, që i mbetet idesë së investimeve racionale'dhe jo të shkelë perspektivat e zhvillimit të futbollit kinez, ndoshta duke pasur parasysh numrat e përfshirë në ofertë.

Pika e dytë thekson se klubi nuk do të ndryshojë rregullat mbi shpenzimet. Ekipet kineze kanë një tavan të pagës dhe tarifat e mëdha të transferimit janë të tatueshme shumë.

Por, deklarata e presidentit kishte lidhje me marrëdhëniet e tyre me Iniesta ku bazohen në bashkëpunimin e thellë ndërmjet dy palëve por jo si lojtar.

Sidoqoftë, dyshimet vazhdojnë të jenë serioze sa i përket të ardhmes së mesfushorit.

/Ora News.tv/