Nga ankthi i mbijetesës tek merkato e verës. Tek Chievo pritet të jetë një klimë mjaft e nxehtë, duke parë dhe pozicionin në klasifikim, me veronezët që pas 36 javësh kampionat mbajnë vendin e 15-të me 34 pikë, një më shumë se pozicioni që të dërgon një kategori më poshtë.

Megjithatë, lojtarët që ka në dispozicion Rolando Maran janë vënë në shenjestrën e disa skuadrave të ndryshme.

Oferta të shumta në kampin e Chievo-s ka marrë mesfushori belg, Samuel Bastien, që sipas "L'Equipe" ka ngjallur interesimin e skuadra angleze West Ham dhe Everton, ndërkohë në Francë e kërkon Nice.

Mesfushori 21 vjeçar u transferua tek Chievo nga Avellino, ndërkohë që në këtë sezon Bastien ka kontribuar në një gol në 19 paraqitjet në  Serie A.

/Ora News.tv/