Chiesa "çmend" Interin, sakrifikon dy yjet e ekipit

Chiesa "çmend" Interin, sakrifikon dy yjet e ekipit

Interi është i gatshëm të bëj çmendurira për të transferuar në "Guiseppe Meaza" Federico Chiesa-n.

Sipas burimeve të "La Repubblica" drejtuesit e Fiorentinës janë duke kërkuar një shumë prej 70-80 milion euro për lojtarin dhe Interi tani po konsideron shitjen e Perisic dhe Candreva për të financuar një lëvizje për sulmuesin.

Nëse është e vërtetë, kjo mund t'i japë Manchester United një shtytje të madhe, që pasi kanë dështuar të sjellin Gareth Bale në "Old Trafford", kanë vendosur në shenjestër Perisic, i cili ishte objektiv i tyre dhe në merkaton e kaluar.

Mesfushori kroat ishte një nga yjet në Kupën e Botës këtë vit dhe ishte fenomenal në ecurinë e Kroacisë, duke e ndihmuar me tre gola dhe një asistim të shkoj deri në finalen e turneut të madh. Nga ana tjetër Chiesa edhe pse në moshë fare të re, vetëm 20 vjeç bëri 36 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar, duke regjistruar tetë gola dhe pesë asiste.

EMISIONET