Chelsea "zbut" Napolin, ofron David Luiz për Sarri-n

Chelsea "zbut" Napolin, ofron David Luiz për Sarri-n

Kartoni i David Luiz për shërbimet e Maurizio Sarri-t.

Kjo është idea më e re e skuadrës londineze të Chelsea që duket se është dashuruar tej mase me teknikun italian dhe po bën të pamundurën për ta ulur në stolin e "bluve" për vitin e ardhshëm.

Sarri është ende nën kontratë me Napolin, pavarësisht se nënkampionët e italisë konfirmuan Carlo Ancelotti-n  për dy vitet e ardhshme.

Megjithatë për Sarri-n ekziston një klauzolë lirimi prej 8 milionë eurosh e cila është e vlefshme deri në fund të këtij muaji, dhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis shpreson që një klub tjetër do ta paguajë atë.

Sipas "Daily Telegraph" Chelsea është një nga dy destinacionet e mundshme të Sarri-t që së bashku me Zenit St Petersburg janë të gatshëm të paguajnë klauzolën. Por pavarësisht pëlqimit për të firmosur me Sarri-n, Chelsea ka dhe një tjetër problem. 10 milionë euro për të shkarkuar trajnerin aktual Antonio Conte.

Prandaj, kartoni i David Luiz do të përdorej si një "karrem" për Napolin, që nëse dëshiron mbrojtësin brazilian duhet të paguaj vetëm 17 milionë euro për të dhe Sarri-n të ishte trajner i lirë. Ide e çmendur? Ditët e ardhshme do ta tregojnë vërtetësinë e këtij lajmi.

EMISIONET