Chelsea po planifikon një ofertë prej 135 milion euro për sulmuesin e Real Madridit Marco Asensio-n në verë, sipas Don Balon.

Klubi i Premier Ligës është i vetëdijshëm për nevojën e presidentit të Madridit Florentino Perez, për të rritur fonde për merkaton e verës  .

Megjithatë, ndërsa Asensio mund të tundohet për ofertën të cilën mund t’i bëjë Chelsea, Perez nuk dëshiron të shesë 22-vjeçarin dhe e vlerëson spanjollin si një anëtar kyç i skuadrës.

Marco Asensio ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për Realin këtë vit, sidomos në ndëshjën më PSG në Champions League, sfidë ku ai bëri diferencën me asistimet e tij.

/Ora News.tv/