Chelsea do mbrojtës, hedh sytë nga Juventusi

Chelsea do mbrojtës, hedh sytë nga Juventusi

Chelsea ka nisur të "peshkojë" në Seria A për mbrojtës krahu.

Pas interesit për shqiptarin e Napolit, Elseid Hysaj, ku pritet të blindojë krahun e djathtë, Maurizio Sarri kërkon edhe një mbrojtës të majtë. I përzgjedhuri i "bluve nga Londra" është Alex Sandro i Juventusit, ku sipas "Tuttosport" në janar pritet të bëj ofertë konkrete.

Megjithatë pengesa për të arritur te Sandro është kontrata e brazilianit në "Juventus Stadium", me brazilianin që besohet se ka firmosur me bardhezinjtë deri në vitin 2023. Por, Sandro thuhet gjithashtu se është në radar të Manchester United.

Shefi i Chelsea, Maurizio Sarri konfirmoi në konferencën për shtyp të premten se ai synon të sjellë të paktën një lojtar të ri në janar dhe Hysaj e Alex Sandro janë vetëm disa nga alternativat e Sarrit për Chelsea e së ardhmes.

EMISIONET