Real Madrid në histori, triumfon për të tretin vit radhazi në Champions (VIDEO)

Reali i Madridit mbret i futbollit evropian dhe për sezonin 2017-2018. Galaktikët fituan me shifrat e thella 3-1 Liverpool-in duke treguar dhe njëherë që janë ato skuadra për t'u mposhtur në habitatin e tyre, UEFA Champions League.

Një trofe që shkon për herë të 3-të rrjesht në duart e të besuarve të Zinedine Zidane dhe për të 13-n herë në historinë e klubit.  Fraksioni i parë i lojës nuk kishte ndonjë rast të pastër për gol përveçse rasteve sporadike që ishin me pikatore në portat respektive.

Rastin më të mirë për të shënuar e kishte Cristiano Ronaldo por goditja e portugezit kaloi ngjitur me shtyllën traversale. Reagimi i anglezëve erdhi me anë të Arnold që u ndal në dy kohë nga Kaylor Navas. Kujtojmë që Liverpool humbi shërbimet e Salah pas 30 minutash lojë, pasi në një duel me Sergio Ramos dëmtoi shpatullën duke e detyruar të lë fushën mes lotëve. Në të njëjtën mënyrë doli dhe Carvajal që u zëvendësua 8-të minuta përpara fundit të pjesës së parë nga Nacho. Në fraksionin e parë kishte vend dhe për golin e Benzema që përfitoi nga një grushtim i Karius përballë Ronaldos, me portugezin që ishte në pozicion jashtë loje, duke bërë të pavlefshëm aksionin.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat e futën me synime më të qarta: për të shënuar. Vetëm 6 minuta pas rikthimit në fushë, Karim Benzema përfitoi nga një hutim i portierit mik, Karius që në tentativë për të shërbyer shokët e skuadrës e përplasi topin në këmbën e sulmuesit francez, me sferën që u devijua drejt rrjetës dhe zhbllokoi shifrat.

Megjithatë, anglezët nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe u hodhën me të gjitha forcat në sulm, aksione që u konkretizuan 4 minuta më pas. Kur po kronometrohej  minuta e 55-të, Sadie Mane doli i zbuluar në zonën e Galaktikëve dhe vetëm pak metra larg portës, shmangu Navas duke ia dërguar topin pas krahëve të tij dhe rezultatin e takimit në 1-1.

Pësimi i golit vendosi në presion Zizu, që luajti kartën "Bale" për të arritur tek fitorja, kartë që rezultoi fituese. Uellsiani kishte vetëm 3 minuta në fushën e lojës, por që i mjaftuan për të kthyer në gol një krosim të Marcelo nga e majta. Sulmuesi bëri një gol mjaft të bukur akrobatik, pasi me një goditje me rafeshatë mposhti për herë të dytë Karius.

Shtatë minuta nga fundi ishte sërish uellsiani që lëshoi një goditje potente thuajse nga 30-të metra, duke zënë në befasi portierin gjerman Karius që tregoi anën më të keqe të tij, duke "sigluar" rezultatin përfundimtar në 3-1 dhe duke i dhuruar Realit të Madridit titullin e 4-t në 5 vitet e fundit, të tretin në 3 vitet e fundit dhe të 13 në historinë e klubit madrilen. Që tani e tutje, kompeticioni duhet të ndryshoj emër dhe të shndërrohet në UEFA Real Madrid League.


"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes


90' Mbyllet takim. Fiton Real Madrid me shifrat 3-1.

83' Bale shenon sherisht. Reali shume prane trofeut.



74' Rast i mire per te shenuar per Ronaldon. Mbyllet ne castet e fundit dhe topi shkon ne kendore.

73' Liverpool pretendon per penallti pas prekjes me dore ne zone te Casemiro. Gjithcka e rregullt per kryesorin.
 
70' Mane godet nga jashte zone, topi devijohet dhe perfundon ne shtylle dhe me pas ne kendore. 

68' Ramos largon rrezikun ne kendore. Topi pritej te zoterohej nga Mane qe mund te hapte probleme.



63' Marcelo kroson ne qender, Bale ne menyre spektakolare, realizon me rafeshate per 2-1

 

55' Mane nxjerr jashte loje Navas. Shenon per 1-1 

 

50' Gabon Karius, Benzema kalon ne avantazh Real Madrid.




47' Real Madrid shume prane golit. Goditja e Isco ndalet nga traversa.

46' Nis pjesa e dyte. Reali e Liverpool-i në kërkim të golit

45+3' Mbyllet pjesa e parë: Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë mes Real Madrid dhe Liverpool. Një 45 minutësh që pa më kërkues anglezët që aplikuan futbollin e tyre që në sekondat e para, por siç ka ndodhur shpesh në ndeshjet e këtij sezoni nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës. Rastin më të mirë për të shënuar e kishte Cristiano Ronaldo por goditja e portugezit kaloi ngjitur me shtyllën traversale. Reagimi i anglezëve erdhi me anë të Arnold që u ndal në dy kohë nga Kaylor Navas. Kujtojmë që Liverpool humbi shërbimet e Salah pas 30 minutash lojë, pasi në një duel me Sergio Ramos dëmtoi shpatullën duke e detyruar të lë fushën mes lotëve. Në të njëjtën mënyrë doli dhe Carvajal që u zëvendësua 8-të minuta përpara fundit të pjesës së parë nga Nacho. Në fraksionin e parë kishte vend dhe për golin e Benzema që përfitoi nga një grushtim i Karius përballë Ronaldos, me portugezin që ishte në pozicion jashtë loje, duke bërë të pavlefshëm aksionin.

45' Akordohen 3 minuta shtese

43' Real Madrid gjen rrjeten, por per anesorin Ronaldo eshte ne pozita jashte loje.




37' Demtohet Carvajal. Ne loje Nacho



31' Zevendesim i detyruar per Kloop. Salah lë fushën mes lotëve, Lallana në vendin e tij



29' Probleme per Salah. 


26' Egjiptiani del jashte vijave kufizuese. Rikthehet ne fushe. 

25' Salah bie ne fushen e blerte pas perplasjes me Ramos.



23' Arnold leshon nje te djathte nga brenda zones, Navas ben heroin ne dy kohe,


22' Liverpool dominon dhe qarkullon topin. Por mbuullet ne castet e fundit nga mbrojtja.

15' Ronaldo kercenon me nje goditja ne hyrje te zones, topi kalon shume prane traverses

7' Ramos kthen topin drejt Navas, qe tregohet me i shpejte se Arnold qe per pak perfitoi

6' Aksion i rrezikshem nga Liverpool. Por Varane tregohet me i shpejte se Mane. Spastron gjithcka Marcelo.

5' Skeme e Liverpool. Milner pason per Salah qe eshte me qendron por ndalet gjithcka nga Modric

4' Salah problematik. Marcelo nderhyn por me faull. Goditje denimi per Liverpoll.

2' Flamur shqiptar ne shkallet e stadiumit te Kiev-it


1' Nis takimi final mes Real Madrid dhe Liverpool


Dy skuadrat zbresin në fushen e lojes.


20: 35 Nis spektakli në stadiumin "Olimpiyskiy". Dua Lipa përformon në qender te fushes






Tifozët nisin të mbushin shkallët e stadiumit "Olimpiyskiy" të Kiev-it.



Formacionet zyrtare:

EMISIONET