Champions League/ Haaland "vret" milionat e PSG, Saul "tërbon" Liverpoolin

Champions League/ Haaland "vret" milionat e PSG, Saul

Erling Haland, vazhdon të magjeps botën e futbollit me veprat e tij. Këtë herë ishte momenti në Champions League, teksa shënoi 2 gola me Dortmundin.

Të gjitha miliardat e PSG-së thyen para meditimit të sulmuesit norvegjez. Ndeshjen ndaj kampionëve të Francës e ka vendosur i vetëm me dopietën e tij, në fitoren me rezultatin 2-1. Haland do të shënonte në minutën e 69, por Neymar riktheu baraspeshën në të 75. 

Vetëm dy minuta, kaq i duheshin Halandit, për të bërë që stadiumi i stërmbushur të oshtinte edhe njëherë. Në takimin tjetër Atletico Madrid mund mininalisht Liverpoolin 1-0. Autori i golit për klubin spanjoll rezultoi Saul Niguez në minutën e 5-stë të pjesë së parë.

EMISIONET