Ora News ju sjell video të momentit kur efektivë të policisë dorëzojnë në drejtori çanta prej letre brenda të cilëve janë materialet e sekuestruara nga banesat e gjyqtarëve të cilëve u është ushtruar kontrolli në banesa.

Policia informoi se në banesat e tre gjyqtarë janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese

 "Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit. Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese. Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun." informoi policia e shtetit.

 Kontrollet janë bërë në banesat e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Vlorë, Skënder Damini, - i cili ka dy banesa në Vlorë dhe Tiranë - Petrit Alia, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë - i cili ka banesa në Tiranë dhe Sarandë - dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër -  i cili ka banesë në Lezhë. 

Lexo me shume: "Dritan Dajti" Policia: Në banesat e gjyqtarëve gjetëm mijëra euro


/Ora News.tv/