Çfarë prodhon Shqipëria? Ekspertët dhe sipërmarrësit në Ekopolitikë: Fasonet zëri kryesor i eksporteve

Çfarë prodhon Shqipëria? Ekspertët dhe

Ekspertët e ekonomisë dhe sipërmarrës, diskutuan në “Ekopolitikë” lidhur me atë çfarë prodhon dhe eksporton Shqipëria. Sipërmarrësit dhe ekspertët ndajnë të njëjtin mendim, se vendi ynë eksporton kryesisht mallra të prodhuara nga ndërmarrjet fasone. Megjithatë, një zë të rëndësishëm zënë edhe mineralet, ndërsa pohojnë se produktete bujqësore kanë ardhur duke u rritur. Megjithatë, ata pohojnë se në krahasim me vendet e rajonit Shqipëri është shumë më pas.

Klodian Muço: Shqipëria është një vend relativisht i varfër. Sektori që mban peshë eksportet janë mineralet e pakesportuara. Drejt Kinës apo drejt Spanjës, gati 8% shkon drejt Spanjës. Në vend të parë të eksporteve shqiptare janë fasonet. Ato kanë si bazë forcën e lirë të kostos së punës. Mineralet dhe masoneria janë produktet kryesore të eksporteve. Bujqësoret eksportojmë shumë pak drejt Kosovës, një pjesë në Vienë apo Poloni. Në industrinë e ndërtimit prodhojmë çimento apo tulla.

Alban Zusi: Industria e materialeve të ndërtimit është kthyer në industri të rëndësishme. Rreth 70-80% të fabrikave të tullave eksportojnë. Industria e çimentos eskporton deri në Serbi. Edhe çeliku për ndërtimi eksportohet. Deri në 2018 industria e ndërtimit eksportonte shumë. Kemi rritje të bujqësisë në eksporte, por do kishim akoma më shumë nëse ne do kishim të hapur eksportet për produktet blektorale. Janë tekstilet, këpucët, për mua nuk janë më fasone ato tashmë po e mbyllin ciklin dhe po kthehen në industrialist të mirëfillt. Unë kam blerë makineri në Angli dhe në Gjermani ku një pjesë e tyre vinin nga vende të ndryshme por montoheshin në Angli.

Klodian Gërxhani: Shqipëria është në vendin e 126 në botë në nivel eksportues. Gjithashtu në Shqipëri 345 milion dollarë janë ato që quhen fasoneri, pastaj janë kromi dhe më pas me produkte të tjera. Partneri kryesor mbetet Italia.

Flamur Hoxha: Tregu i eksportuesve të fasonit trajohet si sipërmarrës që shfrytëzojnë krahun e lirë të punës. Po për çfarë thash, dhe pak për fajin tonë, nuk kemi arritur të kemi mundësi që sot të kishim paga dyfishin e atyre që japim sot. Nëse do kishte pasur politika, dhe Shqipëria do kishte qenë vendi lider i rajonit duke pasur kapacitetet e një vendi partner në tregun e modës, ne sot do të mburreshim. Por sot, pas 30 vitesh, e kemi shumë të vështirë për shumë arsye për të diskutuar për mungesën e fuqisë punëtore, për vizionin largpamës të sipërmarrësve shqiptarë.

EMISIONET