Çfarë ndodhi? Will Smith zëvëndëson flamurin e Kosovës me të Shqipërisë

Will Smith në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare Era Istrefi dhe Nicky Jam ka kënduar himin e Kupës së Botës.

Dhe këngëtari publikoi një video në Facebook për të promovuar këngën 'Live it up'.

Smith ka etiketuar Era Istrefin në postim duke u kërkuar fansave që të vendosin në koment falmurin e shtetit të tyre. 

Në etiketimin e Istrefit, ai fillimisht vendosi flamurin e Kosovës por më vonë e ndryshoi duke e zëvëndësuar me flamurin e Shqipërisë. Nuk dihet arsyeja  për këtë veprim të këngëtarit të famshëm.

Kënga e tyre është publikuar në Youtube dhe vetëm në dy ditë ka marrë mbi 6 milionë klikime.

"Live it up' do të këndohet në hapjen e Kampionatit Botëror 2018 në qershor.


EMISIONET