Harmonia fetare duhet të merren si shembull nga politika për të shmangur krizat. Ky është sugjerimi që është dhënë për politikanët në konferencën e posaçme të organizuar në Tiranë. Gjatë tryezës presidenti Thaçi e Meta kanë shfrytëzuar pushimin për të diskutuar kokë më kokë edhe situatën në të dy vendet.

President Ilir Meta dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi kanë shfrytëzuar konferencën ndërkombëtare për lirinë fetare për të diskutuar për rreth 30 minuta të veçuar nga të tjerët.

Vlen të theksohet se Meta dhe Thaçi nuk janë në ditët e tyre më të mira sa i takon marrëdhënieve me kryeministrin Edi Rama në lidhje me Kushtetuesen dhe Shengenin Ballkanik.

Megjithatë në konferencë, Kreu i Shtetit foli për situatën në rajon, ku nënvizoi betejën me emigracionin, por edhe kthimin në integrimin e personave që ndodhen në kampet e luftës në Siri.

Ambasadori për Liritë Fetare në Departamentin e Shtetit dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkuan politikës që të marrin shembull nga harmonia fetarë për të të gjetur rrugën e dialogut.

Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalës së tij fajësoi injorancën që ka ka karakterizuar  Ballkanin, për mosmarrëveshjet mes vendeve.

Injoranca jonë e madhe na ka çuar neve në pakuptimësi dhe ka rrezikuar paqen. Shumica e serbëve nuk e dinë sot që një nga shejtët e Serbisë, Anxhelina e Serbisë, ishte një fisnike shqiptare. Ndaj ne duhet të dialogojmë dhe parakusht për dialogun është liria e fesë".

Ndërkohë Presidenti Thaçi ngriti shqetësimin për situatën në rajon, pasi sipas tij pa siguri dhe stabilitet, gjithçka vihet në pikëpyetje, edhe liria fetare.




/Ora News.tv/