Çfarë emrash! Zbardhen 3 kërkesat e para të Jose Mourinho

Çfarë emrash! Zbardhen 3 kërkesat e para të Jose Mourinho

Jose Mourinho ka marrë tashmë frenat e Tottenham Hotspur.

Portugezi ka kryer stërvitjen e parë në krye të londinezëve, teksa zëvendësoi menjëherë të larguarin, Mauricio Pochettino. Por, Mourinho ka ardhur me ide të qarta te Tottenham, ku pritet të përforcojë ekipin në disa çështje kyçe.

Përveçse të rikthejë harmoninë në skuadër, ish tekniku i Chelsea dhe Manchester United ka detyrën e vështirë, merkaton. Diçka të cilën, Mourinho ka nisur ta mendojë tashmë, duke përpiluar edhe listën me tre emrat e parë që do në "Tottenham Stadium".

Nemanja Matic është ai që gjendet në krye të listës së dëshirave të Mourinho. Mesfushori i Manchester United nuk ndihet rehat në "Old Trafford" dhe për këtë po mendon të nis një eksperiencë të re.

Në listën e dëshirave nuk mungon as ylli i Sportingut të Lisbonës,  Bruno Fernandes. Kjo nuk është hera e parë që portugezi gjendet në shënjestrën e "Gjelave", pasi ai u kërkua në Londër edhe gjatë drejtimit të Pochettino.

Një tjetër emër që mund t'i bashkohet portugezit në kryeqytetin anglez është talenti i Benfika, Ruben Dias. 22-vjeçari ka shpërthyer në sezonin e kaluar në radhës e portugezëve dhe nuk do të ishte çudi që të vesh fanellën e Tottenham që në merkaton e janarit.

EMISIONET