Presidenti Meta është pyetur se për çfarë do i kërkonte ndihmë Ramës, pas deklaratës së kryeministrit se ai ndodhet në gjendje të vështirë dhe do i jepte ndihmë.

Gazetarja: Rama deklaroi se ndodheni në gjendje të vështirë dhe ju ndihmojë nëse i kërkoni ndihmë. Për çfarë do i kërkonit ndihmë kryeministrit Edi Rama?

Ilir Meta: "Unë e falenderoj për solidaritetin e tij. Po të kem ndonjë problem shëndetësor shkoj tek doktori, askush nuk mund të më japë ndonjë ndihmë më të madhe se ai.

Nuk kam nevojë për piktura, se ai ka qenë tek unë, e di edhe ai, e dinë edhe të tjerë që kam shumë piktura të cilat i kam edhe dhurata. Nëse ka ndonjë gjë të veçantë edhe mund ta pranoja prej tij. Sa i takon parametrave të mi janë gjithmonë në përmirësim.

Vetëm këtë fundjavë para mundësi të realizoja mbi 50 km zbathur në rërë të thatë dhe jam gati tani për majën më të lartë që ka Shqipëria, se nuk dua të largohem  nga vendi as gjatë muajit gusht, për ti shërbyer gjithmonë dialogut nëse ka reflektim nga palët. 

Në majën e Korbait do të festoj 1 vjetorin e ngjitjes së Jezercës 1 vit më parë. Në rast se e ka me dëshirë të na bashkangjitet është gjë e mrekullueshme. E di që ka pak vështirësi në malet e Tropojës por në malet e Dibrës si më të lehtë e ka. Edhe atje mund të kalojmë vërtet mrekullisht."

Ndërsa theksoi se nuk ka asnjë datë tjetër në mendje përveç 19 tetorit.

Ilir Meta: "I vetmi shqetësim i imi është data 19 tetor. Në mendjen time nuk ka më datë tjetër. Edhe këtë datë e kemi marrë me mik që të mos merrnim një përgjigje negative në qershor. Kështu që të përpiqemi të jemi të sinqertë me qytetarët shqiptarë se kjo është një datë që u takon të gjithëve dhe është një datë që duhet ti bashkojë shqiptarët dhe jo ti ndajë."

/Ora News.tv/