Çështja Tahiri, Spak kërkesë gjykatës për të nisur hetim shtesë

Çështja Tahiri, Spak kërkesë gjykatës për

Ndërsa pritet afati 45 ditor që të zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit e cila riktheu çështjen e ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Gjykatës së Shkallës së Parë mësohet se Spak do të paraqitet në gjykatë me një kërkesë për tërheqje të akteve për të kryer hetime shtesë.

Kjo bëhet e ditur për RTV Ora nga burime të Prokurorisë së Posaçme të cilat kanë pohuar se nuk do të ushtrojë të drejtën për rekurs të vendimit të apelit në Gjykatën e Lartë.

Edhe vetë ish ministri dhe mbrojtja e tij e lanë të hapur faktin nëse do të kërkojnë rekurs apo jo të këtij vendimi në kushtet ku kjo gjykatë është me numër të pakët gjyqtarësh dhe me 35 mijë dosje që presin shqyrtimin.

Ish ministri Tahiri dhe ish drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela u hetuan nga Prokuroria për 3 akuza, korrupsion, trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Por të gjitha këto akuza ranë në Gjykatën e Shkallës së Parë e cila e dënoi vetëm për shpërdorim detyre.

Vëendimi u apelua në Gjykatën e Posaçme të Apelit e cila erdhi me një vendim surprizë duke rikthyer edhe njëherë dosjen në Shkallën e Parë pasi kishte konstatuar shkelje proceduriale të prokurorëve në lidhje me njoftimin e akuzave të të pandehurve.

EMISIONET