Erta Cenko, kërkuese shkencore në universitetin e Florida-s, në një lidhje me Skype në Ora News tha se në SHBA gjendja është shumë e rëndë.

Ajo tha se së shpejti mjekët duhet të përballen me vendimin për të zgjedhur mes pacientëve që do të jetojnë, por Cenko u shpreh se kjo zgjedhje përpos implikimeve morale ka edhe pasoja ligjore, duke folur edhe për akuza për vrasje me dashje.

Erta Cenko:  Në SHBA mjekët shumë shpejt do të përballet me vendimin se cilin do të shpëtojnë. Këtu përpos implikimeve morale se kujt i duhet shpëtuar jeta dhe kujt jo, por mund të ketë edhe implikime ligjore. Sipas një publikimi të fundit sipas një profesori nga fakulteti i drejtësisë në Harvard, një mjek që tërheq një ventilator nga një pacient që ka shanse të ulta mbijetese për të shpëtuar jetën e një pacienti më të ri dhe të shëndetshëm, mund të përballet edhe me akuzën për vrasje me dashje, kaq e rëndë është gjendja. Ndërkohë mjekët duhet të punojnë me pa masa mbrojtëse për ët shpëtuar jetë, por duhet edhe të mendojnë se pasi pandemia të mbarojë duhet të përballet edhe me këto akuza. 

/Ora News.tv/