Pas një gjysëm sezoni që la për të dëshiruar, mbrojtësi me origjinë shqiptare i Lazios, Riza Durmisi mund të ndryshojë fanellë.

Bëhet fjalë për Celta Vigon, e cila ka shfaqur interes për lojtarin e kombëtares daneze. Lajmi është pohuar nga gazeta spanjolle "Sport" dhe "La Gazzetta dello Sport", me Celta që shpreson të kthej në Spanjë 25 vjeçarin, ku vetëm gjashtë muaj më parë u laguar nga Real Betis për 6.5 milion euro plus bonuse.

Durmisi nuk ka qënë një futbollist stabël në formacionin e skuadrës së kryeqytetasve,  duke bërë vetëm tre paraqitje në Serie A, një në Kupën e Italisë dhe pesë në Ligën e Evropës.

Lazio do të ishte e gatshme ta largonte mbrojtësin e krahut të majtë në formulën e huazimit, ndoshta duke përfshirë edhe një opsion për blerjen përfundimtare.

/Ora News.tv/