Çelet panairi i bujqësisë “Shqipëria punon tokën” në sheshin Skënderbe

Çelet panairi i bujqësisë “Shqipëria punon

Sot në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora u fol për periudhën e panaireve.

Pas panairit të librit rradhën do e ketë panairi “Shqipëria punon tokën”. Ky panair do të çelet në datën 16 dhe 17 Nëntor ku do mirëpresë rreth 400 pjesëmarrës dhe do të mbahet në sheshin Skënderbe. Për të folur në lidhje me këtë panair ka qenë i ftuar sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Enea Hoti.

Hoti e konsideron këtë si panairin më të madh të bujqësisë shqiptare në vit. Qëllimi i këtij panairi është t’i tregohet popullit se fermerët janë ata të cilët na mbushin tryezat me ushqime shumë cilësore, janë ata të cilët punojnë dhe lodhen gjithë vitin që këto produkte të jenë sa më shëndetësore.

Në këtë panair do marrin pjesë rreth 400 fermerë nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Përveç fermerëvë të thjeshtë, pjesëmarrës do jenë edhe agropërpunuës dhe kompani të mëdha të cilat këto produkte bujqësore i përpunojnë dhe i sjellin për shqiptarët. Pra është e gjithë panorama përfaqësuese e agrobiznesit dhe e bujqësisë shqiptare.

EMISIONET