Çe ke këtë taksë?! Braho tregon çfarë i tha Ramës për Rrugën e Kombit

Çe ke këtë taksë?! Braho tregon çfarë i tha

Të enjten e 17 majit 2018, Spartak Braho, bëri betimin në Kuvend si deputet i PS-së, duke marrë mandatin e lënë bosh nga dorëheqja e Saimir Tahirit.

Në të parën intervistë televizive pas marrjes së mandatit, Spartak Braho, deklaroi për emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku  se do të ikë bashkë me ish-kryeministrin Berisha nga politika.

Spartak Braho: Kam qejf të ikim bashkë me Saliun. Atij i mbaron mandati, por dhe unë mund të zgjidhem prapë. Nuk i kam thënë as Ramës dhe as Metës më fusni në listë.

Deri në momentin që mori mandatin e deputetit, braho ishte këshilltar i  kryeministrit Rama për parlamentin.

Spartak Braho: Ishte një angazhim aktiv, jam përpjekur ta këshilloj apo sugjeroj herë pas herë kryeministrin probleme ose çështje që duhet ti kishte parasysh. Këta nuk dëgjojnë më, edhe Rama hyn tek ata që nuk dëgjojnë këshillat. Më ka dëgjuar por jo vazhdimisht.Këshillë ishte ajo e Rrugës së Kombit. Ore çi ke këto taksa? Tha kanë vendosur këta, kanë rënë dakord. Ore shikoje i thashë, nuk e ke mirë. Ka edhe këshilltarë të tjerë Rama, Batonin.

Si një nga "kumbarët" e koalicionit, Braho për  ndarjen e PS-LSI fajëson njësoj Ramën dhe Metën.

Spartak Braho: Faji ishte i përbashkët. Faji i LSI qëndron në pasivitetin që tregoi ndaj qeverisjes së Ramës. Ylli Manjani erdhi vonë. Difekti i Ramës ishte sepse shumë gjëra i mori si iniciativa të tij, nuk e kishte të zhvilluar ndjenjën e konsultës me koalicionin. Pas 2017, LSI rrëshqiti. Sot është një firmacion politik i djathtë, kot thonë i majtë. Nuk ka të bëjë me Monikën.

EMISIONET