Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit socialist Halit Valteri në Komisionin Hetimor se cili nen ia lejon çdeketimin e datës së zgjedhjeve, Ilir Meta iu është përgjigjur duke thënë se parlamentarizmi është çështje përvoje, duke shtuar se Kushtetuta ia lejon Presidentit të nxjerrë dekrete.

Meta shtoi se nxori dekret për shfuqizimin e datës 30 qershor dhe jo të zgjedhjeve, për caktimin e një date të re me mirëkuptim me partive politike.

Halit Valteri: "Ata nuk ju marrin seriozisht dhe ju kot sa e ushtroni këtë detyrë që keni. Për sa i takon zgjedhjeve të 13 tetorit nëse zgjedhjet do të bëheshin më 13 tetor, që nuk ka asnjë shans sepse kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve, a do ti quanit ato legjitime kur PD ka deklaruar se nuk do marrë pjesë në këto zgjedhje? A ka nen në Kushtetutë që thotë se Presidenti mund ta anulojë dhe ç'dreketojë datën e zgjedhjeve? Sepse siç e thatë në fillim Kushtetua jonë nuk lëshon vend për interpretim dhe është Kushtetutë e qartë e zeza mbi të bardhë. Vetëm çmendurira të tilla mund ta interpretojmë dhe ti japim ngjyrime të tjera."

Ilir Meta: "Së pari përgjigjet i dhashë më parë. Këtu kuptohet që parlamentarizmi është edhe eksperiencë, përvojë. Ajo që mund t'ju them të gjithë deputetëve është se Kushtetuta tërësisht ia lejon presidentit të ushtrojë kompetencat e tij për të nxjerrë dekrete, në bazë të Institutit të Shfuqizimit, që është institut mjaft i rëndësishëm i së drejtës.

Presidenti ka nxjerrë një dekret për shfuqizimin e datës 30 qershor, jo për shfuqizimin e zgjedhjeve por të datës për të krijuar mundësi për të caktuar me mirëkuptim dhe dakordësi një datë të re në mënyrë që të ketë zgjedhje sipas përcaktimit të qartë edhe të Gjykatës Evropiane të Strasburgut dhe jo te ketë votime sikurse Shqipëria ka pasur për 45 vite me radhë."

/Ora News.tv/