Cancelo arrin akordin me gjigantin anglez, Juventus hedh sytë nga Hysaj

Cancelo arrin akordin me gjigantin anglez, Juventus hedh sytë nga Hysaj

E ardhmja e Joao Cancelo duket se do të jetë në Premier League angleze.

Mbrojtësi portugez është lodhur nga klima e Seria A dhe gjatë muajve të verës pritet të largohet nga Juventusi. Një situatë e shfrytëzuar në maksimum nga Manchester City, që duket se ka arritur tashmë akordin me bardhezinjtë për Cancelo.

Lajmi bëhet i ditur nga "Goal.com" dhe "Sport Mediaset" , që pohojnë se kartoni i 25 vjeçarit do të i kushtojë plot 50 milionë euro arkave të klubit anglez. Madje, "Mediaset" pretendon se City është e gatshme të ofrojë edhe kartonin e Danilos për ta bërë akoma më të lehtë këtë transferim, por ndryshe nga e para, shifra do të ulet në 40 milionë euro.

Megjithatë, kjo shifër mund të shfrytëzohet edhe për futbollistë si Elseid Hysaj dhe Kieran Trippier, lojtarë që shihen në shtëpinë bardhezi si përforcime të domosdoshme. Cancelo iu bashkua Juventusit nga Valencia verën e kaluar në një transferim prej 40 milionë euro. Ai luajti 34 herë sezonin e kaluar, duke ofruar tetë asistime.

EMISIONET