"Camp Nou" ndez dritat, La Liga luan "El Clasicon"

"Camp Nou" ndez dritat, La Liga luan "El Clasicon"

Ditën e sotme të gjithë do t'i kenë sytë nga klasikja më popullore në planet Barcelona-Real Madrid.

Në 20:45 në mitikun "Camp Nou" do të zbresin "gladiadorët" e La Liga. Skuadra "Los Blancos" do të kërkoj revanshin pas disfatës së parë që mori në "Santiago Bernabeu" në fazën e parë, me katalanasit që përfundoi me shifrat 0 me 3.

Megjithatë skuadra e Zinedine Zidane duhet të tregohet tepër e kujdesshme në fushën e blertë, pasi lojtarët që ka në organikë skuadra e teknikut francez duhet të kujdeset dhe për formën e tij fizike, pasi vetëm pak javë më pas do të kenë ndeshjen më ky♪5e të sezonit, pasi do të diskutojnë finalen e Champions League për herë të tretë rrjesht.

Në krahun tjetër, Barcelona e eliminuar nga Champions League dhe me fitimin e trofeut të Kupës së Mbretit do të tentoj të "vrasë" kampionatin, që në rast fitoreje do e dërgonte në +15 pikë distancën me madrilenët.

Kompanitë e basteve i shikojnë katalanasit si favoritët kryesorë për të fituar në këtë 90 minutësh, duke e koetuar fitoren e tyre me 1.8. Barazimi koetohet me koeficentin 4.5 ndërkohë që basti për Realin koetohet me koeficentin 4.3




EMISIONET