Caktohet data, Vuçiç dhe Putin do të takohen në 2 tetor

Caktohet data, Vuçiç dhe Putin do të takohen në 2 tetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ai i Rusisë, Vladmir Putin pritet që të takohen në datën 2 tetor.

Lajmi është publikuar nga media serbe Tanjug, e cila thotë se tashmë është caktuar data, përderisa edhe vetë ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksander Chepurin, ka thënë se takimi zhvillohet në fillim të muajit tetor.

Në takimin e dy presidentëve do të diskutohet për çështjet kyçe dypalëshe dhe rajonale.

Presidenti serb dhe ai rus janë takuar edhe më parë në Moskë, ku udiskutua për Kosovën, blerjen e pajisjeve ushtarake ruse dhe marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve.

EMISIONET