Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manasterliu caktoi ditën e sotme doktor Krenar Lilën koordinator përgjegjës për organizimin e punës së shërbimit anestezi- reanimacion në të gjithë strukturat spitalore shëndetësore, që do të trajtojnë personat me infeksionin e shkaktuar nga koronavirusi.

Po ashtu, Manastirliu ka caktuar Arben Gjatën koordinator përgjegjës për organizimin dhe administrimin e burimeve njerëzore ekzistuese dhe atyre vullnetare për përballimin e koronavirusi.

Manastirliu: Kam angazhuar dhe caktuar sot doktor Krenar Lilën, mjek reanimator në QSUT, koordinator përgjegjës për organizimin e punës së shërbimit anestezi- reanimacion në të gjithë strukturat spitalore shëndetësore, që do të trajtojnë personat me infeksionin e shkaktuar nga COVID-19. Si dhe prof. Arben Gjatën koordinator përgjegjës për organizimin dhe administrimin e burimeve njerëzore ekzistuese dhe atyre vullnetare për përballimin e COVID-19.”

/Ora News.tv/