Bytyçi: Thaçi të japë dorëheqjen si Haradinaj dhe të shkojë në Hagë, të mos njollosë më emrin e Kosovës

Bytyçi: Thaçi të japë dorëheqjen si Haradinaj dhe

I ftuar në Ora News, profesori Enver Bytyçi tha se prirja për të njësuar UÇK-në me akuzat nga Thaçit dhe Veselit është një prirje e dëmshme.

Sipas tij, këtë lojë po e luan vetë Thaçi dhe mbështetësit e tij duke dëmtuar luftën e UÇK-së dhe Kosovën në publik.

Bytyçi shton se Thaçi duhet të ndjekë shembullin e Ramush Haradinajt, duke dhënë dorëheqjen dhe të shkojë para gjykatës speciale.

Enver Bytyçi: Prirja për të njësuar UÇK-në me akuzat nga Thaçit dhe Veselit është një prirje e dëmshme, duke e politizuar çështje dhe i shton hijet e dyshimeve për luftën e Kosovës. Këtë lojë e luan vetë Thaçi dhe mbështetësit e tij, duke përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërisë. Me këtë qëndrim e dëmtojnë çështjen në kuptim publik. Lufta e UÇK-së është sprovuar si një luftë e drejtë dhe nuk ka shkuar në Hagë. 

UÇK-ja ishte aleate e NATO-s, prandaj në asnjë rrethanë nuk mund të vihet në bangën e të akuzuarve dhe nuk është vënë. Thaçi atje shkon dhe duhet të shkojë si qytetari Thaçi. Ai duhet të ndjekë shembullin e Harandinajt që dha dorëheqjen 2 herë. Thaçi deri sot duhet të kishte dhënë dorëheqjen që të mos njollosë emrin e Kosovës dhe atë të UÇK-së. Nëse Thaçi nuk jep dorëheqjen për të dëshmuar pafajësimin e tij, atëherë Rusia dhe Serbia do të kenë më shumë armë për të akuzuar ushtrinë e Kosovës dhe për të krijuar destabilitet. Prandaj Thaçi duhet të japë dorëheqjen dhe të shkojë sa më shpejt në gjykatën speciale. 

Dhimbja që mund të shkaktohej në 27 qershor e hartuar nga Thaçi dhe Vuçiç, do të ishte shumë më e madhe se sa ajo që ka sot Kosova në raport me aktakuzat. 

EMISIONET