Bylykbashi: Rexhep Rraja, zëdhënësi i PS-së për zgjedhjet

Bylykbashi: Rexhep Rraja, zëdhënësi i PS-së për

Deputeti demokrat,Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas mesazhit politik të Rexhep Rrajës dhe paralajmërimit të Bledi Çuçit se mazhoranca do të dorëzojë javën e ardhshme draftin e saj për reformën zgjedhore.

Në një postim në fb, Bylykbashi në cilësinë edhe të bashkëkryetarit të komisionit për reformën zgjedhore, shkruan se "PS e paska gjetur konsensusin për reformën zgjedhore. ‎PS deklaron sot se do të bëjë propozimet e saj të njëanshme për kodin zgjedhor. Arsyeja është shumë e thjeshtë: po sot, nën pranga për dhunimin e një vajze të pafajshme, i biri i Rrahman Rrajës kërcënon opozitën: do ta shihni në zgjedhje".

Për deputetin demokrat, zëdhënës dhe provë më të mirë të paktit të PS-së me krimin për të dhunuar zgjedhjet nuk ka.

"Kjo është reforma reforma që propozon PS" përfundon ai.

EMISIONET