Bylykbashi: PS e refuzoi propozimin tonë pa arsye, do kapjen e plotë të KQZ në të tre organet

Bylykbashi: PS e refuzoi propozimin tonë pa arsye, do kapjen e plotë

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i opozitës, Oerd Bylykbashi tha për gazetarët që PD ka propozuar një formulë emërimi për anëtarët e KQZ-së që është refuzuar nga PS.

Ai shtoi se mazhoranca do të kapë tre organet e KQZ-së dhe se qëllimi i marrëveshjes është se për opozitën garancitë duhet të mbeten njëlloj, jo të pakësohen.

Oerd Bylykbashi: KQZ, dua të konfirmoj në emër të opozitës së bashkuar, i qëndrojmë pikë për pikë dokumentit të firmos në lidhje me identifikimit biometrik, ruajtjen e administratës nga politizimi dhe dakordësinë për një formulë të re në KQZ. Në këto kushte ne kemi propozuar për një formulë emërimi të mirëpranuar që sot është në kushtetutë, formulë që është bekuar edhe nga ndërkombëtarët, garanton shqyrtim të pavarur. Është kundërshtuar nga maxhoranca pa asnjë arsye. 

Nuk i intereson sepse do kapjen e plotë të KQZ në të tre organet. Qëllimi i marrëveshjes është që garancintë ekzistuese për opozitën dhe interesin publik do të qëndrojnë, por nuk do të shkojnë më pak. Refuzojmë dhe kërkojmë në mënyrë të verbër kapjen e të gjitha organeve. I dhamë kohë maxhorancës që ta studiojnë propozimin tonë. Opozita nuk ka asnjë përfitim, por hiqet mundësia që maxhoranca të përfitojë.

Lexo edhe: 

Gjiknuri: PD kërkon të kthehet KQZ-ja aktuale, mazhoranca është komode edhe me këtë kod zgjedhor

Bllokimi i ri i Këshillit Politik, PD: PS kërkon të emërojë vetë të gjithë anëtarët e KQZ

Hajdari ''braktis'' Këshillin Politik: Flitet vetëm për tendera, jo për ndryshim sistemi

EMISIONET