Reforma drejt shtyrjes, PD me 5 propozime për financimin e partive në zgjedhje

Reforma drejt shtyrjes, PD me 5 propozime për financimin e partive në

Demokratët heqin dorë nga financimi i partive politike 100% nga buxheti i shtetit,  propozim që ishte kundërshtuar më herët edhe nga aleati i saj LSI.

Në tryezën për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashki propozoi ndryshimin e formulës së sigurimit të fondeve në fushatat zgjedhore.

Përfituesit e kontratave shtetërore me shumën e mbi 10 milion lekë nuk do të lejohen të kontribuojnë për partitë.

Bylykbashi: Opozita e bashkuar ka bërë një propozim të një projekt-ligji që rregullon në mënyrë të plotë financimin e partive. Duhet të jetë një zgjidhje e vetme që garanton transparencë të jetë e plotë dhe të mos ketë asnjë mundësi shmangie. Propozimi ynë është një reduktim drastik, për financimet që merren nga burimet private duke e çuar në standarde ndërkombëtare, 66% financim nga burimet shtetërore dhe 33% nga burimet private, duke vënë në një numër kufizimet për ata që mund të financojnë.

Ata që kanë marrë para nga taksat e shqiptarëve, përmes kontratave publike, tendera, koncesione, ata nuk mund të financojnë dhe kush financon subjektet politike nuk mund të marrë për një periudhë të caktuar tendera nga shteti, për të shkëputur kapjen e zgjedhjeve dhe partiteve politike nga oligarkët. Do të ketë edhe masa të tjera që pengojnë që paratë kriminale të futen në procesin zgjedhor. Ne forcojmë mekanizmat e kontrollit duke rritur në mënyrë efektive për deklarimet që bëjnë partitë politike që shpenzojnë shifra marramendase, me reklamat që bëjnë në televizione në fushatë dhe pastaj tallen me shqiptarët duke bërë deklarime qesharake.

Një shifër skeptike për socialistët pasi me marrëveshjen për reformën zgjedhore teknologjia në zgjedhje do të ketë shpenzime që do të merren nga buxheti i shtetit.

Por Damian Gjiknuri është i gatshëm ta diskutojë edhe me ekspertë të ODIHR.

Gjiknuri: Duket si shumë duke u nisur nga vlerat që jep buxheti i shtetit sot pasi do të kërkojë angazhime më të mëdha nga buxheti i shtetit por mbase mund të gjendet një sistem më i pranueshëm.

Gjithashtu partitë rivale do të ketë mundësinë të kontrollojnë shpenzimet e ndërsjellta si dhe ekspertët e tyre të bëjnë verifikime për transaksionet financiare në bankat e nivelit të dytë nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Parave.

Demokratët janë të shqetësuar për listën e zgjedhësve dhe për mungesën e pajisjes me karta identiteti, ndërsa për socialistët këto janë vetëm deklarata politike.

Bylykbashi: Listat e zgjedhësve manipulohen në mënyrë dramatike nga kryetarët socialistë të bashkive, me urdhrin e qartë që vjen nga Kryeministri për të fituar 800 mijë votat që i duhen Kryeministrit, dhe duke transferuar zgjedhësit, siç keni parë në Durrës, në Kavajë, në Elbasan dhe në qytetet të tjera dhe duke i regjistruar zgjedhësit fantazëm nëpër karabina pallatesh të papërfunduar apo nëpër kontejnerë, apo edhe nëpër lulishte; vetëm e vetëm që kandidatët që kërkon qeveria socialiste të zgjedhë të jenë ata që fitojnë, duke bërë transferim turistësh zgjedhorë nga një bashki në një bashki tjetër.

Gjiknuri: Më shumë është një shqetësim i ngritur politikisht sesa një shqetësim real.

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se do të jetë në Kuvend pas përfundimit të reformës me 15 mars, por Damian Gjiknuri e la të të hapur mundësinë edhe për shtyrje.

Gjiknuri: Mos e shikoni 15 marsin si një datë që patjetër ne duhet të kemi draftin por e rëndësishme është që me 15 mars ne të kemi dakordësi për çështjet.

Me 6 mars Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të diskutojnë për sistemin zgjedhor, kërkesë kjo e opozitës parlamentare.

EMISIONET