I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço, përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi tha se nesër parlamenti do të ketë të përfunduar Kodin Zgjedhor në të gjitha detajet e tij. 

Ai shtoi se kjo gjë hap reformën zgjedhore dhe që nuk merr më shumë se sa mesi i korrikut për t’u realizuar.

Oerd Bylykbashi: Nesër parlamenti do të ketë të përfunduar Kodin Zgjedhor në të gjitha detajet e tij. Kjo gjë hap për të gjithë atë që është reforma zgjedhore dhe që nuk merr më shumë se sa mesi i korrikut.  

Ndërkombëtarët që ndihmuan në dokumentin e datës 14 janar dhe thanë në dokument se ajo që dakordësohet në Këshillin Politik do të miratohet pa ndryshime në Kuvend dhe për këtë angazhohet mazhoranca. Ky është dokumenti i 14 janarit dhe replikohet me atë të 5 qershorit.

Tani do të shikojmë se cilët janë ata që do t’i dalin kundër interesit të shqiptarëve që kanë për zgjedhje të ndershme dhe interesit evropian se si ecim më integrimit. 

/Ora News.tv/