Partizani nuk ka arritur të dalë me pikë të plota nga takimi kundër Bylisit, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-2, në impianti “Air Albania Stadium”.

4 minuta u ka mjaftuar të kuqve për të kaluar në avantazh me anë të Ëilliams, ndërkohë që në minutën e 18’, Cinari dyfishoi shifrat.

Bylisi arriti të reagojë me një gol të Ntephe në minutën e 30’.

Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në favor të Partizanit, Guindo shënoi golin e barazimit në minutën e 86’ duke i mohuar kështu festën e “Demave të kuq”.

Partizani renditet në vendin e tretë në kuotën e 38 pikëve ndërsa Bylisi është në vendin e 6 me 34 pikë.

Në anën tjetër Skënderbeu nuk e ka pasur të lehtë përballë Teutës, pavarësisht se arriti të marrë një fitore me rezultatin 3-2.

Për korçarët shënuan Bregu në të 18’ dhe 73’, Dita në minutat shtesë të pjesës së parë. Ndërkohë për “Djemtë e detit” shënuan Kallaku dhe Cyrbja.

Shikoni dhe fotogalerinë: Bylisi i mohon 3 pikët Partizanit

/Ora News.tv/