"Buzëqesh" Zidane, Modriç dhe Kroos të gatshëm për PSG-në

"Buzëqesh" Zidane, Modriç dhe Kroos të gatshëm

Pas fitores 3-1 ndaj Gefates, Zinedine Zidane merr një lajm të mirë nga infermieria.

Dyshja e rëndësishme e ekipit, mesfushorët Toni Kroos dhe Luka Modric janë kthyer në stërvitje me skuadrën e Real Madridit.

Të dy mesfushorët kanë qenë jashtë fushave prej tre javësh, me Modric që kishte një tendosje të shkallës së parë në kofshën e tij dhe Kroos me një lëndim të gjurit.

Megjithatë, dyshja duket mirë dhe janë stërvitur normalisht me skuadrën dhe mund të vihen në dispozicionin e Zidane për ndeshjen në "Parc des Princes".

Sikurse Kroos ashtu edhe Modric mund të luajnë ndaj PSG-së, por nuk dihet nëse do të jenë titullar.

Para disa ditësh në stërvitje u rikthye edhe Marcelo dhe Zidane pritet ta ketë skuadrën e kompletuar për ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së.

EMISIONET