"Buzëqesh" Egjipti, Salah gati për të sfiduar Uruguain

"Buzëqesh" Egjipti, Salah gati për të sfiduar Uruguain

Mohamed Salah do të jetë i pranishëm për kombëtaren e Egjiptit në ndeshjen e parë përballë Uruguajt. Lajmi i shumëpritur është dhënë nga vetë trajneri i afrikanëve, Hector Cuper që gjatë konferences oër shtyp tha se Salah është i gatshëm për ndeshjen me amerikano-jugorët.

"Salah po bën shumë mirë, ai është shëruar shumë shpejt. Do të shohim se si po shkon sot. Mund t'ju garantoj 100 për qind që do të luajë. Ne po përpiqemi ta bëjmë atë të ndihemi të sigurt, mjekët po i japin atij mundësinë për të luajtur. E njoh atë shumë mirë dhe jam i sigurtë se ai nuk ka frikë. Rreziku për të luajtur një ndeshje është diçka që nuk mund të fshihemi."-deklaroi Cuper.

Salah luajti një rol të madh në kualifikimin e Egjiptit për Kupën e Parë Botërore që nga viti 1990, duke shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje kualifikuese.

EMISIONET