Bushati shpërndan libra shkollorë në gjuhën shqipe për diasporën në SHBA

Bushati shpërndan libra shkollorë në gjuhën shqipe për

Ministri Ditmir Bushati në kuadër të punimeve vjetore të Asamblesë se Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara zhvilloi një takim me një grup mësuesish, nxënësish dhe prindërish të shtetit të Nju Jorkut, Nju Xhersit, dhe Konektikatit. 

Në këtë takim Ministri Bushati falënderoi veçanërisht mësuesit e diasporës, që në kushte shpesh të vështira, por me një vullnet dhe atdhedashuri shembullore, vazhdojnë punën e tyre për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe. Për t’i ardhur sado pak në ndihmë këtyre mësuesve dhe komunitetit shqiptar jo vetëm në Amerikë por edhe në Evropë e deri në Australi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka realizuar shpërndarjen e 3800 teksteve mësimore në gjuhën shqipe duke i paraprirë nisjes së këtij viti shkollor. Gjatë takimit Qemal Zyla, i cili drejton tre shkolla shqipe prej 10 vitesh falënderoi qeverinë shqiptare për ndihmën e madhe që u ka dhënë duke zgjidhur një problem akut siç është ai i mungesës së teksteve shqipe.

Ministri Bushati i siguroi pjesëmarrësit se mbështetja e qeverisë shqiptare do të vijojë pasi shihet si një detyrim për të ndihmuar të gjithë ata bashkatdhetarë të cilët punojnë për të ruajtur gjuhën dhe identitetin shqiptar. Në këtë drejtim po punohet për digjitalizimin e teksteve shkollore me qëllim që shpërndarja dhe qasja në to të jetë i menjëhershëm në çdo cep të botës. 

EMISIONET