Një dënim çnjerëzor për të poshtëruar gruan me të cilën bashkëjetonte prej 10 vitesh, pasi kjo e fundit kishte marrë guximin për ti ngritur zërin.

Sipërmarrësi në Bolzano të Italisë, Reinhold Thurner 53 vjeç, e izoloi për dy javë partneren e tij polake 44 vjeçe në një kuti plastike jo më e madhe se 1 metër, të cilën e përdorte për të vjelur mollë.

Fermeri e la gruan e tij nën diellin përvëlues jo larg nga autostrada Milano-Venecia, në territorin e Sommacampagna.

Në gjithë këtë çmenduri, sipërmarrësi kishte dhe një bashkëpunëtor me ndihmën e të cilit arriti të lidhë gruan dhe t'ia mbyllë gojën me ngjitës.

Për të mbajtur gjallë, një mollë dhe një shishe uji ia ka kaluar çdo ditë, së bashku me një mbulesë për të mos pasur ftohtë.

Siç, raportojnë  mediat italiane, ngjarja u zbulua vetëm dy ditë më parë.

Britmat e dëshpëruara të gruas u dëgjuan në mëngjes herët nga punonjësit e përfshirë në prerjen e barit përgjatë A4, që dhanë alarmin në polici.

Sipermarresi u arrestua në flagrancë për rrëmbim dhe torturë së bashku me bashkëpunëtorin e tij. Të dy janë mbyllur në burgun e Montorios.

/Ora News.tv/