Burri 99 vjeç bën 19 km rrugë çdo ditë për të parë gruan e sëmurë

Burri 99 vjeç bën 19 km rrugë çdo ditë për

Një burrë 99 vjeç ecën çdo ditë rreth 19 km për të shkuar në spital për të parë gruan e tij. Ajo ka tre javë që është shtruar pasi vuan nga pneumonia.

Luther Younger nga Nju Jorku shkon nga shtëpia në spital dhe kthehet vetëm për bashkëshorten prej 55 vitesh.

Ai ka shërbyer si marins gjatë Luftës Koreane prandaj nuk i bën përshtypje fakti që ecën gjatë, qoftë kohë me shi apo diell. Luther e bën këtë gjë pasi nuk mund të presë derisa të vijë vajza ta cojë apo autobusi.

"Kam një grua. Nuk dua të pres në autobus. Dua të shkoj dhe ta shoh", tha ai për CBS.

Wavarlee që është e paralizuar momentalisht, u diagnostikua me tumor në tru para 9 vitesh dhe ka bërë shpesh hyrje dalje në spital.

EMISIONET