Aksident në Fushë Krujë e Burrel, humb jetën 35 vjeçarja, një fëmijë në gjendje të rëndë
Një fëmijë është në gjendje të rëndë, ndërsa një 35-vjeçare humbi jetën si pasojë e dy aksidenteve automobilistike në Burrel e Fushë Krujë.
Një 35-vjeçare humbi jetën në Larushk të Fushë Krujës, ndërsa një fëmijë u plagos rëndë në Burrel si pasojë e dy aksidenteve automobilistike.
E reja udhëtonte me këtë makine nga veriu drejt kryeqytetit ku banon, por dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë elektrike.
Përplasja ka qenë e fortë dhe 35-vjeçarja e identifikuar si Etleva Alushaj ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.
Ishin banorët e zonës që evidentuan aksidentin dhe njoftuan policinë për ngjarjen e rëndë.
Dyshimet e para të ekspertëve janë se shkak u bë shpejtësia e lartë e lëvizjes, por megjithatë do të pritet përfundimi i hetimeve për të thënë fjalën e fundit.
Ndërsa fëmija që u përplas pranë një shkollë në Burrel është sjellë me helikopter në Tiranë për mjekim të specializuar, pasi sipas burimeve ndodhet në gjendje të rëndë.