Presidenti Ilir Meta e cilësoi ngjarjen në Bularat si aspak rastësore, madje ai tha se duhet të përgatitemi me provokime të tjera.

Ai tha se ka paralajmëruar edhe shërbimet në vend që të “hapin sytë”.

“Është e rëndësishme të bëhet një analizë e plotë të të gjithë administrimit të një situate të tillë, pasi duhet të përgatitemi me provokime të tilla, pasi duket se nuk kemi të bëjmë me një rastësi. Këtë e kam thënë prej kohësh dhe i kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë”, u shpreh kreu i shtetit në një intervistë për emisionin Open në TCH.

Teksa foli për mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm, Presidenti tha se “Nuk lejoj që Kushtetuta të shkelet me këmbë nga askush. Këtë nuk e lejoj asnjëherë”.

Ai u pyet nëse ka pasur presione nga ndërkombëtarët lidhur me këtë çështje për dekretimin e zotit Lleshi, por Meta u shpreh i prerë, duke thënë se askush nuk mund t’i bëjë presion dhe se asnjëherë nuk do të shkelte Kushtetutën edhe nëse do të ja kërkonin ndërkombëtarët.

/Ora News.tv/