Buk me listë dhe qira të pa paguara, Luftëtari drejt shpërbërjes

Buk me listë dhe qira të pa paguara, Luftëtari drejt

Luftëtari rrezikon të shpërbëhet si ekip.

Lojtarët kanë marrë vetëm dy rroga që prej gushtit dhe 5 futbollist të organikës gjirokastrite kanë kërcënuar me prishje të kontratës, për shkak të detyrimeve financiare të pashlyera. Presidenti Grigor Tavo dhe aksionerët e tjerë janë vënë në dijeni nga drejtori sportiv i klubit, Rigers Malile, i cili gre alarmin në një shkresë zyrtare, duke i kërkuar drejtuesve që të shmangin kaosin. Në këtë sezon bluzinjtë kanë mbushur arkat, pasi në verë shiten Kristal Abazaj dhe Dejvi Bregun, ndërsa morën pjesë edhe në Europa League. Por ndoshta paratë kanë mbaruar dhe klubi është lënë në mëshirë të fatit. Gjithsesi e keqja nuk përfundon këtu.

Ekipi nuk ka më para për të udhëtuar në transfertë, ndërsa restoranti ku klubi grumbullohet ka dhënë urdhër që asnjë futbollisti të mos i shërbehet nëse nuk paguhen detyrimet. Gjithashtu të prerë janë treguar edhe pronarët e shtëpive ku qëndrojnë me qira futbollistët, ndërsa kanë kërcënuar se do i nxjerrin jashtë nëse nuk marrin qiratë e papaguara. Një situatë kaotike që ndodh vetëm në klubet shqiptare.

Shpesh flasim për nivel profesionist, por futbollistët nuk marrin para as për të ngrënë ushqim dhe jo më për të fituar dhe dërguar lek në shtëpi. E gjithë kjo situatë i faturohet presidentit Tavo, i cili është aksioneri kryesor, por edhe Bashkia Gjirokastër që zotëron 25 % të aksioneve ka përgjegjësinë e saj në këtë situatë.

EMISIONET