Buffon rikthehet në shtëpi, pritje prej heroi

Pas një viti te Paris Saint Germain,Gianluigi Buffon rikthehet aty ku u bë i njohur.

Portieri italian ka konfirmuar akordin me Juventusin, ku pas kryerjes së vizitave mjekësore ka firmosur për 1 sezonet me bardhezinjtë.

Në një atmosferë elektrizuese, 41 vjeçari u prit ngrohtësisht nga tifozët torinez, të cilët kishin dalë të prisnin rikthimin e legjendës në klub.

Buffon ka kaluar 17 sezone me këto ngjyra, teksa tashmë nuk vjen nën petkun e titullarit, pasi sipas gjasave do të zëvendësojë polakun, Wojciech Szczesny.

EMISIONET