Brnabiç: Kosova është ende çështje e hapur për fuqitë perëndimore

Brnabiç: Kosova është ende çështje e hapur për

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç gjatë fjalës së saj në paralment deklaroi se për disa nga fuqitë kryesore të botës që kanë njohur pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, kjo çështje është ende e hapur, shkruan media serbe Tanjug.

''Disa nga fuqitë kryesore të botës që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, thonë se nuk është çështje e mbyllur përkundrazi, ata thonë se është një çështje e hapur, bëjnë thirrje për dialog dhe kompromis, dhe cili do të jetë kompromisi është çështje dialogu'', tha Brnabiç.

Në përgjigje të një pyetjeje nga deputetja Snezana Paunovic, ajo tha se kjo është treguesi më i mirë i korrektësisë së politikës së presidentit Vuçiç dhe se ajo nuk po fliste si kryeministre, por si dikush që është nga Serbia dhe ka qenë dëshmitare se si është trajtuar kjo çështje për shumë dekada.

EMISIONET