Britania fillon fluturimet e para nga 15 qershori

Britania fillon fluturimet e para nga 15 qershori

Duke filluar nga 15 qershori, Britania do të fillojë rihapjen e kufijve për fluturimet jashtë dhe brenda vendit.

Do të jetë pikurish kompania EasyJet e cila do të fillojë disa prej udhëtimeve brenda Britanisë dhe në Francë.

Me kalimin e kohës do të rihapen edhe kufijtë me shtetet e tjera Europiane.

Me fillimin e fluturimeve do të vendosen dhe rregulla të reja ku të gjithë pasagjerët duhet të pajisen me maska mbrojtëse.

Kompania njofton se nuk do të ketë ushqime brenda në avion.

Britani vijon të mbetet një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi.

Pavarësisht se kurba e pandemisë është drejt zbritjes, ajo vazhdon të shënojë bilance negative nga dita në ditë. Deri më tani në të gjithë vendin numërohen mbi 35 mijë viktima.

EMISIONET