Me dhjetëra e mijëra qytetarë britanikë në të gjithë vendin duartrokitën për disa momente në shenjë mbështetje dhe falenderimi për të gjithë mjekët që po luftojnë në frontin e parë me COVID-19.

Qytetarët mbushën dritaret e oborret e shtëpive të tyre duke duartrokitur. Madje disa prej tyre ndezën dhe fishekzjarre.

Në një kroçerë u ndezën disa drita duke formuar një zemër dhe shkronjat NHS, Shërbimin Kombëtar Shëndetësor.

Dita e sotme ishte dhe dita me bilancin më të rëndë në Britani ku vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 113 viktima duke e çuar numrin total në 578 persona.

Ndërkohë numri i të infektuarve është rritur në 12 mijë persona.



/Ora News.tv/