Breshëri arme në HEC-in "Lapaj" në Kukës, prishin transformatorin e nënstacionit elektrik

Breshëri arme në HEC-in "Lapaj" në Kukës,  prishin

Të shtëna me armë janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në HEC-in 'Lapaj' në Kukës. Policia e vënë në dijeni nga përgjegjësi i rojeve në HEC ka shkuar menjëherë në

vendgjarje, ku kanë konstatuar se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të transformatorit të nënstacionit elektrik, duke e nxjerrë jashtë funksionit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 gëzhoja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve



EMISIONET